Në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts” po merr pjesë edhe Kosova me filmin “Në Mes” nga Samir Karahoda.
Për herë të parë këtë vit Kosova është pranuar në garën e Berlinales, që është një prej garave më të rëndësishme në botë, njofton Klan Kosova.
“Ne Mes” trajton dy tema paralelisht: ndërtimin e shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje.
Në mes personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.