Në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i "Kosova Clarinet Fest" këtë të premte.
Festivali i klarinetave ka për qëllim promovimin e instrumentit te të rinjtë si dhe ofrimin e mundësive si masterklase, punëtori, koncerte me qëllim të avancimit të njohurive në instrumentin e klarinetës.
Në këtë koncert do të keni mundësinë të dëgjoni klarinetistët: Roman Widaszek,Paweł Krauzoëicz, Bogdan Ocieszak, Blerim Emerllahu e Malbora Krajku nën shoqërimin e pianistes Lirika Pula.
Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare më 03 Shkurt në ora 20:00.
https://www.youtube.com/watch?v=eDB2yIr87x4
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.