Mbrëmja e sotme sjell ndeshjet e fundit të 1/8-ës në UEFA Champions League.
Barcelona pret Newcastle United pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, një duel totalisht i hapur për kualifikim.
Në Londër, Tottenham kërkon mrekullinë ndaj Atletico Madrid, pasi spanjollët fituan bindshëm 5-2 në takimin e parë. Ndërkohë, Bayerni është praktikisht i kualifikuar pas fitores së thellë 6-1 ndaj Atalanta në ndeshjen e parë.
Në “Anfield”, Liverpooli synon përmbysjen ndaj Galatasarayt, pasi anglezët humbën 1-0 në Turqi.
Të gjitha duelet do të transmetohen në platformën Artmotion./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.