Sonte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita “Covers” e Barbara Prenkas, kuruar nga Zef Paci.
“Barbara Prenka asht nji artiste e re, e vendit dhe e ardhun, që ndonëse studimet i ka në pikturë (një art jo ngushtësisht utilitar), kësa radhe sjell jorganin, një objekt utilitar që ka udhëtuar nga bota e artizanatit në atë të design-it dhe të artit, nga teknika artizanale në atë industriale.
Arsyeja e risjelljes sot të këtyne mbulesave gjendet ne ngarkesën e fortë simbolike që ato bartin për autoren, si dhe për mëtimin e saj se objekti i artit asht një jehonë që mbetë mbrenda nesh dhe asht i thirrun parreshtun prej kërkimit tonë për identitet.” – shkëputje nga teksti kuratorial i Zef Pacit.
Hapja e ekspozitës bëhet sonte nga ora 19:00.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.