E diela do të jetë e mbushur plot me ndeshje interesante për adhuruesit e basketbollit kosovar.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet në kryeqytet në mes të Sigal Prishtinës dhe Yllit.
Kjo lojë pritet të filloj nga ora 19:00 dhe arena e përballjes do të jetë “Pallati i Rinisë dhe Sportit”.
Sigal Prishtina – Ylli, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 3 të Artmotion, platformën më të madhe televizive në vend, nën komentimin e Agon Fehmiut.
Derisa në programin e Superligës së Basketbollit janë edhe dy ndeshje mjaft të forta.
Peja dhe Bora, nis nga ora 19:00, ndërkaq Trepça – Vëllaznimi me fillim nga ora 17:00.
Edhe këto dy lojë të basketbollit transmetohen në Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.