Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, luan sonte Qarabagun në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Tetovarët po e ndjekin ëndrrën pasi kaluan rundin e parë dhe të dytë duke lënë pas TNS-në dhe FCSB-në, ndryshe Steaua Bukureshtin.
Me daljen në rundin e tretë, ata tashmë kanë siguruar një vend në grupet e Ligës së Konferencës, teksa tani synojnë ose Ligën e Evropës, por mbi të gjitha atë të Kampionëve.
Në rast se e kalojnë klubin nga Azerbejxhani, ata në rundin e fundit do të kenë punë me fituesin e duelit Ludogorets-Ferencvaros.
Përballja nis nga ora 20:00 në stadiumin kombëtar "Toshe Proeski".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.