Trajneri i Beshiktashit, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashica.
Tekniku norvegjez zbuloi se Rashica vuan nga një lëndim muskulor dhe se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në playoffin e Conference League kundër Laussane.
"Milot Rashica, 99.9% nuk do të luajë nesër. Ka një dëmtim në muskul. Do të kthehet pas pushimit të kombëtareve. Për transferimet nuk di gjë. Puna ime nuk është të flas për transferime. Për sa i përket nëse Arroyo do të luajë apo jo, do ta shihni nesër", deklaroi Solskjaer.
Rashica këtë verë është përfolur për një largim nga gjigandi turk, pas 3 vitesh në Turqi, 1 sezon te Galatasaray dhe 2 te Beshiktashi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.