Lajmet e fundit

Ish-mbrojtësi i Cardiff dhe Leeds, Sol Bamba, ka vdekur në moshën 39-vjeçare.
Bamba ishte më klubin turk Adanaspor, i cili e bëri të ditur lajmin vonë të shtunën në mbrëmje.
Në një deklaratë të klubit thuhej: "Drejtori ynë teknik Souleymane Bamba, i cili u sëmur para ndeshjes kundër Manisa Football Club dje, u dërgua në Spitalin Universitar Manisa Celal Bayar dhe fatkeqësisht humbi betejën për jetën atje. Ngushëllimet tona për familjen e tij dhe komunitetin tonë".
Bamba u diagnostikua me limfomë Non-Hodgkin në vitin 2021 ndërsa ishte në Cardiff, por u shpall pa kancer pas kimioterapisë dhe u kthye për të luajtur përsëri për Bluebirds dhe Middlesbrough.
Karriera e tij u zhvillua gjithashtu në Leicester, Hibernian dhe Dunfermline, përveç 46 paraqitjeve ndërkombëtare për Bregun e Fildishtë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.