Java e 11-të e ProCredit Superligës dhuroi disa ndeshje interesante.
Basketbollisti me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishte Lenzelle Smith (36).
Smith i Proton Cable Prizrenit në sfidën ndaj Vëllaznimit kishte dyshifror të dyfishtë prej 25 pikëve, dhjetë kërcimeve, derisa shtoi edhe tetë asistime e dy topa të vjedhur.
Golden Eagle Ylli shkëlqeu ndaj Pejës, ku u dalluan Jalen Nesbitt dhe Lis Shoshi. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 20 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime, kurse Shoshi me 14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.
Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, ku u dallua Alex Aveion Lomax me 23 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.
Derbin e xhiros e fitoi Trepça ndaj Sigal Prishtinës, ku më i miri ishte Mikaile Tmusiq me 19 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.