Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka gjetur një tjetër përgjigje për rezultatet e dobëta, ndonëse thotë se nuk po mundohet të gjejë arsyetime.
Të Kuqtë sot pësuan nga Brightoni 2-1 duke rrezikuar shanset për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
“Mund t’ju them pse kemi humbur 10 herë: duke pësuar gola në minutat e fundit, dhe sot përmblidhet gjithçka me situatën e dëmtimeve", ka pohuar Sloti.
"Nuk është detyra ime të gjej justifikime, detyra ime është të gjej zgjidhje dhe kjo është ajo që u përpoqa të bëj sot… nuk funksionoi keq në 45 minutat e parë.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.