Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, i është gëzuar golit të parë të transferit të bujshëm të tyre, Florian Wirtz.
Pas pesë muajsh, gjermani më në fund gjeti rrugën e golit pas kritikave të shumta që pranoi gjatë kësaj kohe.
“Ekipi e ka parë se sa shumë ka bërë ai për ne, duke krijuar raste dhe duke qenë kaq afër golit”, ka thënë Sloti.
“Ai do të vazhdojë dhe do të shënojë shumë më tepër se një gol për ne. Mendoj se Floriani bëri më shumë se gol sot".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.