Pyetja e parë që iu drejtua trajnerit të Liverpoolitz Arne Slot në konferencën për shtyp para ndeshjes të premten ishte për Isakun, gjendjen e tij fizike dhe mundësinë për të startuar kundër Evertonit.
Isak bëri debutimin e tij me Liverpoolin të mërkurën kundër Atletico Madridit në Champions League, pasi u bashkua nga Newcastle United për 135 milionë paund në ditën e fundit të merkatos.
Ai nuk ishte i përfshirë në ndeshjen kundër Burnley të dielën e kaluar, por pritet të jetë të paktën në listën e skuadrës për derbin e Merseyside këtë fundjavë. “Së pari duhet të shohim si ndihen të gjithë. Gjithçka që di është se Alex ndoshta e ndjeu trupin e tij më shumë se kurrë pas 60 minutave që luajti, ndaj të shohim si është rikuperuar sot e më pas do ta vendosim për formacionin më vonë, dhe ju do ta shihni nesër", potencoi Slot, transmeton Klankosova.tv.
Ekitike është në gjendje të luajë në të dy krahët, ndërsa Isak është një qendërsulmues i pastër me aftësi teknike për të dalë edhe në krah, dhe Slot u pyet nëse të dy mund të luajnë bashkë si dyshe sulmuese. "Unë marr parasysh shumë gjëra dhe gjithmonë varet nga sa mirë po luajnë ata.
Nëse të dy janë në formën më të mirë të jetës së tyre, atëherë do ta marrë më shumë në konsideratë që t’i aktivizoj bashkë, por është mjaft e qartë që ne kemi një strukturë të caktuar 4-3-3. Megjithatë, shumë herë në fazën e fundit të lojës kemi përfunduar me dy qendërsulmues, kështu që mund të ndodhë të na duhet t’i përdorim të dy edhe në 4-4-2. Por gjithçka varet nga forma e tyre dhe sa lojtarë kemi në dispozicion", tregoi Slot.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.