Sllovenia po tregon kapacitet për ta fituar medaljen e artë sivjet në Olimpiadë.
Ata në ndeshjen e radhës fituan kundër Spanjës, 87-95.
Ishte Vlatko Cancar me 22 pikë ishte ai që këtë herë e udhëhoqi drejt triumfit shtetin nga Ballkani.
Në anën tjetër, Ricky Rubio me 18 pikë e nëntë asistime ishte më i dalluari te spanjollët.
Sllovenët e përfunduan garën në grupin C me tri fitore nga tri ndeshje, dhe tani në çerekfinale do të kenë punë me Gjermaninë.
Në anën tjetër, Spanja që përfundoi e dyta në grup do të përballet me gjigantët e këtij sporti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
https://www.youtube.com/watch?v=yNO7KKYTqrM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.