Corey Taylor e ka konfirmuar që albumi i ri i bendit të tij Slipknot do të publikohet sivjet.
Ai e ka konfirmuar në llogarinë e tij në Twitter, duke u tallur edhe me një “citim” të presidentit të ndjerë amerikan, Franklin Roosvelt.
“Gjëra të reja po vijnë, edicioni 2022: Azhurnime ZvN, albumi SK, plane të fshehta të kthimit në shtëpi e me radhë. Rrini gati!”, ka shkruar mes tjerash ai.
Taylor edhe më parë ishte shprehur shumë i ngazëllyer me albumin e shtatë, duke shprehur admirim për këngët që i kanë bërë.
Big Shit Coming, 2022 edition: ZvN updates, SK album, secret ‘homecoming’ plans, etc. Stay Tuned!
“Hold On To Your Butts”- Franklin D. Roosevelt
— PANDEMIC! AT THE DISCO (@CoreyTaylorRock)
January 8, 2022
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.