Ndërsa përgatitej për një ekspozitë të re personale, artisti amerikan Eduardo Sarabia, ka rrëfyer se si një kërkim familjar ka formësuar punën dhe identitetin e tij.
Shumë artistë thonë se puna e tyre është shumë-disiplinore. Por vërtetë praktikat e ndryshme të Sarabia-s përfshijnë pikturën, skulpturën, madje edhe gjuetinë për thesare.
“Ka shumë fantazi dhe imagjinatë të përfshirë në punën time” ka thënë artisti, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.
Aventura e tij kishte filluar kur ai ishte nisur me familjarët e tij që të zbulonte një thesar në Malverid.
Në vend se të gjente thesarin, ai kishte gjetur inspirimin e tij. Pastaj ai u kthye në shtëpi që ta materializoj frymëzimin e tij.
"Kam gjetur shumë më tepër në gjueti – ndoshta jo ari, por një lidhje më të thellë që ka formuar punën dhe identitetin tim si artist” ka thënë, Sarabia.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.