Sipas hulumtimeve të fundit ata që ushtrojnë preken më pak nga çrregullimet e ankthit sesa ata që nuk ushtrojnë.
Studiues nga Suedia kaluan afërsisht dy dekada duke përcjellë rrezikun e ankthit në më shumë se 395 mijë suedezë.
Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve ishin skiatorë me një histori konkurrimi në garat e skive në distanca të gjata. Të tjerët ishin jo-skiatorë, që konsideroheshin më pak aktivë.
"Ne zbuluam se grupi me një mënyrë jetese më aktive fizikisht kishte një rrezik pothuajse 60 përqind më të ulët të zhvillimit të çrregullimeve të ankthit”, ka thënë autorja kryesore e studimit, Martina Svensson, shkruan UPI, përcjell Klankosova.tv
Sipas saj çrregullimet e ankthit janë të zakonshme. Rreth 1 në 10 njerëz janë në rrezik, ku gratë në përgjithësi janë dy herë më shumë të prekura se burrat.
Për të eksploruar nëse aktiviteti fizik mund të mbrojë disi nga ankthi, ekipi u përqendrua në burra dhe gra që kishin marrë pjesë në garën e skive "Vasaloppet" në një kohë midis vitit 1989 dhe 2010.
Pjesëmarrësit e studimit u gjurmuan në një mesatare prej 10 vjetësh, ku gjatë kësaj kohe vetëm nën 1 mijë e 650 pjesëmarrës zhvilluan një formë të çrregullimit të ankthit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.