Skender Durmishi, mbi supe së shpejti pritet të ketë përfaqësimin diplomatik të vendit në një shtet vëllazëror.
Siq merr vesh Klan Kosova, ai është i përzgjedhuri për ambasador të ri në Shqipëri.
Diplomati i karrierës, aktualisht bartë postin e drejtorit të Departamentit për Planifikim Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku në nëntor të këtij viti do të duhet të pensionohet.
Ky fakt edhe e penalizon atë në ushtrimin e detyrës së re.
Anise mosha 65 vjeçare e pensionimit nuk përmendet në legjislacionin për shërbimin e jashtëm, ajo parashihet me ligjin për shërbyesit civil, ku përfshihet edhe personeli diplomatik.
I kontaktuar nga televizioni, Durmishi fillimisht pranoi se është propozuar për këtë pozitë, por më pas tha se nuk e di një gjë të tillë, meqë këto të dhëna janë konfidenciale.
Nga presidenca e cila bënë dekretimin e të caktuarve për ambasador kërkuan që pyetjet t’i drejtohen ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje
https://www.youtube.com/watch?v=OdlaQ-JAAsw
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.