Pak para së të fillojë pjesa e dytë e ndeshjes Trepca'89-Prishtina, gjyqtarët vërejtën se rrjetat e dy portave nuk janë në rregull.
Me tu afruar u pa qartë se dikush i kishte prerë lidhëset që mbajnë rrjetat e portave.
Derisa problemi u sanua, ndeshja u shty për disa minuta.
E pikërisht shtyrja e ndeshjes aludohet të këtë qenë arsyeja e prerjes se lidhëseve të rrjetave.
Jo vetëm në pjesën e dytë pati shtyrje, pjesa e parë filloi më shtatë minuta vonesë pasi vetura e ambulancës nuk ishte në stadium.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.