Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është intervistuar nga Prokuroria Speciale, lidhur me Rezervat Shtetërore.
Me anë të një njoftimi nga PSRK-ja, bëhet e ditur se Hajdari u ftua në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Por, e njëjta sot nuk është deklaruar.
“Siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.