Lajmet e fundit

“Pra, kryetari i komunës, Alban Hyseni, tenton të japë pronat komunale në shfrytëzim sikur të ishin prona të tij private, pronarëve të një biznesi të hapur vetëm 2 muaj më parë”, ka shkruar Murseli.Ai ka pretenduar se në këtë proces nuk janë respektuar procedurat ligjore dhe se ka munguar transparenca ndaj publikut. Në cilësinë e anëtarit të Kuvendit Komunal, Murseli ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
“Le të jetë ky vendimi i fundit i këtyre pazareve të natës, si dhe mësim për Alban Hysenin se nuk mund ta falë asnjë centimetër tokë të qytetarëve të Gjilanit për interesa të tij personale”, ka deklaruar ai.