Gjatë dy netëve të kaluar, u zhvilluan ndeshjet e garës më të fortë në Evropë për klube, Champions League.
Ndërkaq sonte, do të luhen nëntë ndeshje të Europa League, që do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive, Artmotion.
Ndeshja kryesore, luhet në Londër në stadiumin "Tottenham Hotspur Stadium", ku skuadra me emrin e njejtë i bën nikoqirllëk Romës.
Aktualisht londineze gjendet në vendin e shtatë me nëntë pikë, ku i ka tri fitore dhe një humbje në katër xhirot e para.
Derisa romakët, aktualisht në vendin e 20-të me pesë pikë, me një fitore, një barazim dhe dy humbje.
Kjo lojë luhet me fillim nga ora 21:00, njofton Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.