S'ka fitues në ndeshjen e javës së 31-të mes Llapit dhe Prishtinës.
Loja në "Zahir Pajaziti" në Podujevë mbaroi 1:1.
Në epërsi kaluan vendasit përmes Ardit Tahiri, i cili në minutin e 17-të realizoi për 1:0 nga penalltia.
Ndërkaq skuadra nga kryeqyteti u kundërpërgjigj në minutin e 69-të.
Për 1:1 shënoi Leotrim Kryeziu, njofton Klankosova.tv.
Pas këtij barazimi, ekipi i Tahir Batatinës, shkon në kuotën e 40 pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, derisa ajo e Arsim Thaqit, me po aq pikë gjendet një pozitë më lartë, në të gjashtën.
Këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën edhe në finale të Kupës së Kosovës/ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.