Philadelphia 76ers ka shënuar fitore ndaj Brooklyn Nets me rezultat 124-108 në kuadër të NBA-së.
Joel Embiid shënoi 33 pikë për vendësit dhe më së shumti në këtë takim, teksa James Harden ishte pikëshënuesi më i mirë te Nets me 26 sosh, duke i shtuar edhe 10 asistime.
Në anën tjetër, Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Detroit Pistons, 135-129, mirëpo iu deshën dy zgjatje të lojës për ta arritur një gjë të tillë.
LeBron James realizoi 33 pikë e 11 asistime duke u treguar vendimtar në fund të takimit me një treshe.
Ndërkaq, më i miri për nga pikët te Pistons ishte Jerami Grant i cili realizoi 32 sosh.
https://www.youtube.com/watch?v=gHi9iuoba74
https://www.youtube.com/watch?v=U4d36Un8T3E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.