Philadelphia 76ers ka shënuar fitore tepër të rëndësishme si mysafir i Boston Celtics në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Lindore.
Të udhëhequr me 33 pikët e të sapozgjedhurit MVP të NBA-së, Joel Embiid, ata triumfuan 103-115 për të kaluar sërish në epërsi, kësaj radhe 3:2, në seri.
Finalistët e vitit të kaluar e pësuan humbjen e dytë në shtëpi nga Sixersat në këtë seri, dhe as 36 pikët e 10 kërcimet e Jayson Tatumit nuk mjaftuan që një disfatë e tillë të evitohej.
Philly do ta ketë mundësinë që pasnesër ta sigurojë finalen e konferencës në rast të një fitore në shtëpi.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=_zm6f-iPlXc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.