Philadelphia 76ers e ka barazuar serinë në playoff ndaj Miami Heat në 2:2.
Heat po udhëhiqnin 2:0, ndërkaq tshmë Sixers e ka realizuar fitoren e dytë në seri, me rezultat 116:108.
Jimmy Butler me 40 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë për Heat dhe në përgjithësi në ndeshje.
Mirëpo, nata i takoi James Hardenit i cili realizoi 31 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime për ta udhëhequr klubin vendës drejt triumfit.
Ndeshja e ardhshme luhet në Miami pas dy ditësh.
https://www.youtube.com/watch?v=4Px6kJ_D8kM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.