1 milion e 200 mijë kilogramë pritet të jetë sivjet rendimenti i grurit në komunën e Prishtinës, nga afër 700 hektarë të mbjellë me këtë kulturë.
Sipas kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama këta kilogramë nuk mjaftojnë marrë parasysh kërkesat e banorëve, njofton Klan Kosova.
Gruri plotëson vetëm 5 përqind nevojat për grurë në komunë të Prishtinës. Vitin e kaluar për një hektar të mbjellë me këtë kulturë, u prodhuan 3,200 kilogramë grurë ndërsa këtë vit është 2,700, kjo për shkak të motit të ligë që mbretëroi në vend e shtrenjtimit të produkteve për kultivimin e grurit.
https://www.youtube.com/watch?v=LRz9-NCr_14&t=6s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.