Lajmet e fundit

“Në gjykimin tim, kjo është strategji për të matur pulse. Objektivi i tij është të krijojë një arkitekturë të re ta renovojë këtë Kushtetutë. Albin Kurti e ka shitur në publik narracionin për një ristrukturim”, tha ai.Ai paralajmëroi se nëse vazhdon një situatë e tillë politike, mund të ketë protesta masive.
“Në rast se vazhdon kështu, unë jam shumë i bindur dhe do të jemi dëshmitarë që do të ndodhë një protestë identike sikur në Shqipëri. Njerëzit do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë kastës politike, për t'i hapur rrugë një klase të re politike”, tha ai.Sipas tij, zhvillimet e reja politike në rajon dhe më gjerë kërkojnë një brez të ri liderësh me ide, vizion dhe programe që adresojnë nevojat e të rinjve.
“Mos ta harrojmë se, si nga gjeografia ashtu edhe nga demografia, Kosova, por edhe Shqipëria, kanë një moshë mesatare rreth 27–28 vjeç. Ndërkohë, ne, në të dy anët e kufirit, kemi njerëz mbi 60 e madje mbi 70 vjeç që udhëheqin vendin. Kjo është absurde, sepse dinamika politike aktuale dhe lëvizjet tektonike që po ndodhin, si në rajon ashtu edhe brenda e jashtë vendit, kërkojnë njerëz të rinj, me ide, koncepte dhe një narrativë, një ofertë konkrete që lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre”, u shpreh Maloku./Klankosova.tv