Lajmet e fundit

Mbrëmjen e sotme u zhvilluan tri ndeshje, në tri liga të ndryshme evropiane ku u inkuadruan lojtarët shqiptarë.
Në Spanjë, përballja e vetme u luajt mes Alaves dhe Mallorcas së Vedat Muriqit.
Ndonëse “Pirati” kosovar nuk u paraqit nga fillimi, ai u inkuadrua në minutën e 57’.
Pati raste shënimi, por nuk ia deshi.
Ndeshja përfundoi me fitoren e vendësve me rezultat minimal prej 1-0.
Në Francë, ekipi i Edon Zhegrovës Lille luajti kundër Lyonit. Në këtë ndeshje, “Dardani” luajti 81 minuta, por nuk arriti të bënte asgjë.
Ndonëse ishin shokët e kosovarit që kaluan të parët në epërsi (17’), ata nuk arritën të merrnin pikët e plota pasi mysafirët barazuan rezultatin në minutat e shtesë të ndeshjes (90+1’).
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
Ndërkaq në Gjermani, Leverkuseni i Granit Xhakës nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë që t’i afrohet kreut të tabelës.
Përballja me Stuttgartin përfundoi baras pa gola.
Mallorca me këtë humbje mbetet në pozitën e 7-të me 18 pikë – 12 larg kreut Barcelonës.
Lille ndërkaq gjendet në pozitën e tretë, vetëm pesë pikë larg kreut PSG.
Edhe Leverkuseni mban pozitën e tretë në Bundesligën gjermane me 16 pikë, katër larg Bayernit që mban kreun. /Klankosova.tv