Lajmet e fundit

Avokati mbrojtës i Nikës, Tomë Gashi, ka deklaruar se mbrojtja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj pronarit të objektit dhe djalit të tij, që lidhen me hotelin ku ka ndodhur ngjarja, duke pretenduar se përgjegjësia për rastin nuk qëndron te klienti i tij.
Sipas Gashit, objekti ku ka ndodhur rasti ka funksionuar pa leje si hotel dhe fillimisht ka qenë i regjistruar si objekt banesor, raporton Klankosova.tv.
Ai ka deklaruar në Gjykatë se legalizimi i tij si objekt banesor është bërë rreth një vit e gjysmë pas ngjarjes tragjike, më 28 tetor 2024. Avokati ka propozuar që Nika të lirohet nga akuza dhe të shpallet i pafajshëm.Njëherësh, Gashi ka shkruar se rasti nuk duhet trajtuar si vrasje apo vetëvrasje, por si aksident i shkaktuar nga mungesa e kushteve të sigurisë në objekt.
Ai ka ngritur edhe pyetje mbi funksionimin dhe legalizimin e ndërtesës, si dhe mbi, siç ka thënë ai, mungesën e disa incizimeve të kamerave të sigurisë. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/nis-seanca-ne-apel-ndaj-endrit-nikes-i-denuar-me-18-vjet-burgim-per-vrasjen-e-te-dashures1/