Sir Mo Farah ka humbur në përpjekjen e tij të fundit për të arritur Lojërat Olimpike të Tokios 2020, dhe nuk do të mbrojë titullin e tij të dyfishtë në 10,000 metra.
Kampioni katër herë Britanik humbi garën kualifikuese në Kampionatin Britanik të Atletikës, duke u bërë kjo një natë shkatërruese për të.
"Ju dilni atje dhe i jepni të gjitha dhe kjo është gjithçka që keni. Unë u përpoqa shumë dhe i nxora mushkëritë jashtë ", tha kampioni olimpik.
"Kjo është gjithçka që ju mund të bëni si një qenie njerëzore, të jepni gjithçka. Kam pasur një karrierë të mrekullueshme. Unë jam shumë mirënjohës. Kjo është gjithçka që kam sot”.
Mo Farah i zhgënjyer pranoi se do të mendojë të ardhmen e tij pasi nuk arriti të kualifikohej, shkruan itv News, transmeton Klankosova.tv.
"Unë nuk di çfarë të mendoj ose çfarë do të ndodhë më pas për mua. Thjesht duhet të bëj një bisedë me ekipin tim dhe të shoh se çfarë të bëjmë më tej. Është e vështirë”.
Farah duhej të përfundonte nën 27 minuta e 28 sekonda për të rezervuar tiketën për në Tokio.
Por ai përfundoi në 27 minuta e 47 sekonda, dhe nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin 10,000 metra që fitoi më 2012 dhe 2016.
Është hera e parë që ai ka humbur një garë 10,000 metra në një dekadë.

●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.