Sir Elton John vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e Princeshës Diana.
E sot, pikërisht kur shënohet 20 vjetori i vdekjes së saj, ikona 70 vjeçare e muzikës, ka ndarë me adhuruesit e tij në një nga rrjetet sociale, një fotografi të tij ngjitur me imazhin e Princeshës Diana, transmeton Klan Kosova.
Bashkë me fotografitë e publikuara, Sir Elton John, ka dhënë dhe një mesazh dedikues me rastin e përvjetorit të vdekjes së Prienceshës së Wales.
Në dedikimin e tij thuhet: "Njëzet vjet më parë, bota humbi një engjëll," shkroi ai, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 1997, John riprodhoi këngën e tij të vitit 1973, "Candle in the Wind", që fillimisht ishte një dedikim për Marilyn Monroe, në nder të princeshës Diana.
https://www.youtube.com/watch?v=QUTr3YgKzb8
Deri më sot, kënga ka shitur më shumë se 33 milionë kopje në mbarë botën, me shumë të ardhura që shkojnë në bamirësi.
John gjithashtu realizoi këngë për funeralin e Princeshës Diana, e cila u transmetua globalisht.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.