Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë sa in përket çështjes së emrit.
"Marrëveshja e arritur për çështjen e emrit është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinj, që t'i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit".
" Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë saj Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Përgëzoj gjithashtu bashkëkombasit tanë në këtë shtet për këtë arritje si dhe i falënderoj ata për qëndrimin konstruktiv dhe pro-integrimit që kanë mbajtur vazhdimisht", ka shkruar ai në facebook, transmeton Klan Kosova.
Republika e Maqedonisë së Veriut, është emri i ri dakorduar mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.