Tenisti italian Jannik Sinner ka thyer rekordin e Novak Gjokoviq, për më shumë sete radhazi të fituara në turnetë Masters.
Sinner arriti në 26 sete radhazi pa humbje pas fitores ndaj Corentin Moutet në Miami Open, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 24 setesh të Gjokoviqit.
Italiani është në formë të shkëlqyer dhe synon të vazhdojë serinë pozitive duke qenë edhe njëri prej tenistëve favorit për të triumfuar në të gjithë turnetë e "sportit të bardhë".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.