Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, do të protestojë sot kundër kolapsit energjetik.
Në këtë protestë që parashihet të mbahet nga ora 12 deri në orën 13 në sheshin “Skenderbeu” do të kërkohet që menaxhmenti i KEK-ut të marrë masa emergjente që të zhbllokohet gjendja aktuale në D. e Djerrinës, që mos të vijë deri te ndërprerja e gjenerimit të energjisë elektrike nga TC,, A-B” dhe mbetja e punëmarrësve të KEK-ut pa vende pune, transmeton Klan Kosova.
Ata po ashtu do të kërkojnë rritjen e pagave për punëmarrësit e KEK-ut për 100 euro në mënyrë lineare nga data 1 korrik e këtij viti.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.