Simon Kjaer ka vazhduar kontratën me Milanin deri në verën e vitit 2024.
Përmes një komunikate për media, klubi italian ka bërë të ditur se Kjaer ka pranuar të jetë ‘kuqezi’ edhe për tri vitet e ardhshme.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Simon Thorup Kjær deri më 30 qershor 2024. Simon, një profesionist shembullor brenda dhe jashtë fushës, kapiten i Danimarkës dhe i përfshirë në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2021, iu bashkua kuqezinjve në janar 2020, duke bërë debutimin e tij në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër SPAL. Pas 66 paraqitjeve dhe 1 golit të shënuar në Old Trafford kundër Manchester United, Kjær dhe Milan do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”.
Danezi po kalon në formë të mirë dhe është përfshirë në listën prej 30 lojtarëve në garë për Topin e Artë.
Official Statement: @simonkjaer1989 ➡ https://t.co/dOjYIz6qRj
Comunicato Ufficiale: Simon Kjær ➡ https://t.co/MOjEE0DML2#SempreMilan pic.twitter.com/n7GbXprxBB
— AC Milan (@acmilan) October 27, 2021
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.