Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, ka siguruar se Shtetete e Bashkuara të Amerikës, mbeten plotësisht të përkushtuara për NATO-n, dhe se Uashingtoni sipas tij është aktiv në aleancën veri atlantik më shumë se kurdo herë më parë.
“Një histeri dhe hiperbolizim që po e shohin mediat botërore dhe disa vendore për NATO-n nuk qëndrojnë. Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se ai e përkrah NATO-n dhe se ne do të mbetemi në Aleancë, tha Rubio në një paraqitje bashkë me sekretarin gjeneral të NATO-s, Mark Rutte, që e kishin në Bruksel.
Ku këtë të enjte nisi takimi dy ditor i ministrave të punëve të jashtme të 32 vendeve anëtare të Aleancë Veri Atlantike.
Kryediplomati amerikan, tha po ashtu se Amerika do që NATO-ja të jetë më e "fortë” dhe se siç i quajti ai shtetet shumë të pasura anëtare të NATO-s, duhet që bashkë me SHBA-në të arrijnë qëllimin që është sipas Rubios “të gjitha vendet anëtare të rrisin 5 përqind shpenzimet për mbrojtje kolektive".
Ndryshe ministeriali më 3 dhe 4 prill është pjesëmarrja e parë e sekretarit Rubio, dhe ambasadorit amerikan pranë NATO-s, Mathew Whitaker./
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.