Aktorja Sigourney Weaver e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e filmit të radhës së “Ghostbusters”.
Në një intervistë për Parade, ajo ka thënë që do ta reprizojë rolin e Dana Barrett dhe se pritet të bashkohet me kastën origjinale të filmit.
“Do të jetë çmenduri që të punoj prapë me ata djema”, ka shtuar Waver.
Në këta muajt e fundit edhe aktorët Dan Ackroyd, Ernie Hudson dhe Bill Murray kishin lënë të kuptohet se do të ktheheshin në rolet e tyre, shkruan NME.
Ndonëse ka pak informata për këtë film, data e publikimit të tij pritet të jetë 10 korriku i vitit të ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=w3ugHP-yZXw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.