Liga ndërkombëtare e basketbollit në Ballkan ka arritur marrëveshje tre vjeçare me kompaninë SIGAL UNIQA Group për sponzorizimin e kësaj lige.
Kjo marrëveshje do të fillojë së zbatuari nga sezoni 2015-2016.
Kjo kompani operon në 19 vende me 40 kompani, ndërsa ju ofron shërbime më shumë se 10 milionë klientë.
Kështu me këtë marrëveshje Liga Ballkanike do të quhet “SIGAL UNIQA Balkan League”.
Pas krejt kësaj qëndron shefi ekzekutiv i SIGAL UNIQA, Avni Ponari, i vili po ashtu është edhe President i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.
Ai njihet për punën e tij në promovimin e Basketbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, ku kjo kompani mbulon një pjesë të madhe të tregut.
SIGAL UNIQA operon në: Shqipëri, Kosovë, Itali, Rusi, Serbi, Poloni, Zvicër, Mal të Zi dhe shumë vende tjera të Evropës Jugore, shkruan në faqen zyrtare të Balkan League.
Ndeshja e parë se sezonit të ri të SIGAL UNIQA Balkan League, do të fillojë me 13 tetor 2015, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë, në mes të KB Bashkimi dhe KB Peja, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.