Dy skuadrat më të mëdha në vendin tonë, Sigal Prishtina dhe Peja, do të përballen sonte në kryeqytet në ndeshjen e parë finale të play-offit.
Kryeqytetasit të motivuar maksimalisht pas suksesit në Ligën Ballkanike, tani janë të fokusuar që ta fitojnë edhe titullin e kampionit.
Ballafaqimet mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, gjithnjë janë përshkruar më lojë të fortë e dramatike deri në fund të ndeshjes. Një ndeshje e tillë e fortë pritet të luhet edhe sonte.
Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës nis në orën 20:30.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.