Shorti i edicionit të ri në basketboll, në xhiron e parë sjell super derbi. Sigal Prishtina luan kundër rivalit të vjetër, Pejës.
Përveç që është derbi, Dardan Berisha do të luajë kundër ish-ekipit të tij.
Shorti i së mërkurës në ambientet e Federatës së Basketbollit, në xhiron e parë nxori edhe tri takime tjera interesante.
Trepça luan si vendase përballë Ponte Prizrenit, kampioni aktual, Golden Eagle Ylli udhëton tek Rahoveci, ndërsa Bashkimi në "Sezai Surroi" e pret Vëllaznimin i cili sivjet u kthye në elitën e basketbollit kosovar.
Java e parë e Princ Caffe Superligës në basketboll zhvillohet në mes datave 10 dhe 11 shtator, e të gjitha ndeshjet transmetohen në Artmotion, ndërsa derbi i të dielave vazhdon të transmetohet në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=eXjY_dAWBr4
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.