Sigal Prishtina e nis sonte edicionin e ri në Ligën ENBL, ku për herë të dytë merr pjesë në këtë garë prestigjioze.
Bardhekaltrit do të përballen me skuadrën norvegjeze BC Gimle, në ndeshjen hapëse të këtij edicioni.
Takimi zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00, aty ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët prishtinas.
Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit për kryeqytetasit, të cilët do të zhvillojnë gjithsej tetë ndeshje, katër si vendas dhe katër si mysafirë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.