Sigal Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vuliq.
Klubi i basketbollit, këtë lajm e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook.
J”u njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”.
Kroati Jaksa Vuliq erdhi në krye të ekipit nga kryeqyteti në muajin janar të këtij viti, njofton Klankosova.tv.
Para se ta merrte drejtimin e Sigalit, Vuliq drejtoi ekipin e Cibonës me të cilët u nda në dhjetor, pas drejtimit nga fillimi i stinorit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.