Sigal Prishtina është mposhtur me rezultat 101-102 nga Enisey Krasnoyarsk, pas vazhdimeve në FIBA Europe Cup.
Bardhekaltrit e mbyllën pjesën e parë me epërsi 10 pikëshe, 50:40, përcjell Express.
Por, në pjesën e dytë prishtinasit nuk arritën ta ruajnë epërsinë. Koha e rregullt e takimit përfundoi 87 87, dhe u desh të zhvillohet shtesa për tu përcaktuar fituesi.
Skuadra nga kryeqyteti luajti mjaft mirë edhe në vazhdime por ishte e pafat në sekondat e fundit kur gjuajtja e Laërence për fitore nuk u realizua.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.