Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë në Fifa Europe Cup, duke mposhtur skuadrën ruse Enisey, me rezultat 87:80.
Ndeshja ishte përgjithësisht e baraspeshuar, me vendasit që me lojën më të mirë në minutat e fundit arritën të shënojnë fitore.
Prishtinasve u ndihmoi edhe atmosfera e zjarrtë e krijuar nga tifzët Plisat, që rusët i pritën me flamurin e SHBA-së.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.