Sigal Prishtina e ka mposhtur Mornarin me rezultat 82-68, në ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike.
Skuadra vendëse ishte dominuese gjatë tërë takimit, por pjesa e dytë ishte vendimtare për ta.
Më i dalluari te Prishtina ishte Dardan Berisha me 20 pikë, i ndjekur nga Abukar me 17, që u shpall MVP i këtij edicioni para fillimit të ndeshjes.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në Mal të Zi.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.