Në një atmosferë madhështore të krijuar nga “Plisat”, Sigal Prishtina bashkë me tifozët dhe sponsorët, ka festuar të gjithë titujt e fituar këtë edicion, por trofeu i veçantë ishte padyshim titulli i kampionit në Ligën Ballkanike.
Prishtinasit prezantuan edhe dhjetë trofetë e fituar në këtë edicion të garave, duke u nisur nga titulli i kampionit për grup-moshat 12 vjeç e deri tek seniorët.
Në këtë ceremoni sportive Sigal Prishtinës iu dorëzua titulli i kampionit në ETC Superliga, i dhjetë më radhe. Prishtinasit e fituan këtë titull me serinë e fitoreve (3-1) në finalet e play-off-it, pasi që Peja u tërhoq në sfidën e tretë.
Sigal Prishtina, bashkë me ekipet e saja në edicionin 2014-2015, vetëm në këtë edicion, ka fituar 10 trofe të çmueshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Florian Miftari tha se Sigal Prishtina e ka bërë historinë në basketbollin e Kosovës, duke fituar titulli e dhjetë në vendin tonë dhe të parin në Ligën Ballkanike. Ai thotë se trofeu i Ligës Ballkanike ka qenë suksesi më i madh i kryeqytetasve.
I entuziazmuar me sukseset e Sigal Prishtinës, është shprehur edhe ndihmëstrajneri i bardhekaltërve, Fikret Shatri. Ai tha se për të ardhur deri tek këto suksese ka qenë një sakrificë e një plejade të tërë. Shatri thekson se Sigal Prishtina në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më e fortë.
Ndërkaq, njeriu që ka fituar gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin tonë, kapiteni Edmond Azemi mendon se titujt e fituar nga skuadra e tij janë të merituar. Ikona prishtinase thotë se ky sezon ka qenë shumë i vështirë, sepse sipas tij, nuk ka qenë lehtë të luftohet në dy fronte, Ligën Ballkanike dhe Kampionatin e Kosovës.
Ai ka shtuar se ndjehet jashtëzakonisht i emocionuar me sukseset e Sigal Prishtinës.
Ja trofetë e fituar të Sigal Prishtinës në edicionin 2014/2015
LIGA BALLKANIKE [Ekipi Senior]
KAMPIONATI I KOSOVËS [Ekipi Senior]
SUPERKUPA [Ekipi Senior]
KAMPIONATI I KOSOVËS [Ekipi i Femrave]
KUPA E KOSOVËS [Ekipi i Femrave]
KAMPIONATI I LIGËS SË PARË [Ekipi “B”]
KAMPIONATI [Ekipi U-18]
KUPA E KOSOVËS [Ekipi U-18]
KUPA E KOSOVËS [Ekipi U-16]
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.