Sigal Prishtina ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Kryeqytetasit kanë triumfuar përballë Bashkimit, me rezultat 82-67.
Bashkimi vetëm në çerekun e parë arriti që t’i bëj ballë kryeqytetasve, periodë kjo e cila u mbyll ngusht me rezultat 22-20.
Epërsia e skuadrës më të trofeshme në basketbollin e Kosovës ndaj prizrenasve, nisi të rritej që nga çereku i dytë, ku në pushim ekipet shkuan me rezultat 45-37.
Gjithçka u vulos në 10 minutëshin e tretë, ku bardh e kaltrit krijuan distancë prej 18 pikëve, 67-49. E vetmja periodë që i takoi skuadrës nga Prizreni, ishte e fundit që e mbyllën 18-15 në favor të tyre, por pa ndonjë peshë, meqenëse me rezultatin përfundimtar 82-67, Prishtina siguroi gjysmëfinalen, ku e pret fituesin e duelit Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni.
Më i miri te skuadra fituese ishte Lejson Zeqiri me 18 pikë, 3 kërcime e 2 asistime, kurse Curtis Jones i prizrenaseve, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, me 24 pikë e katër kërcime.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.