Sigal Prishtina ka arritur të fitore ndaj Trepçës me rezultat 82:74.
Ekipi mysafir takimin e filloi me seri 0:5, por skuadra nga kryeqyteti rikthehet duke marrë epërsinë prej shtatë pikësh 14:7 dhe 17:10, por në fundin e çerekut të pare “Xehetarët” shënuan shtatë pike për rezultatin 17:17 .
Bardhëekaltrit vazhduan me lojë të mirë në çerekun e dytë ku epërsia arriti deri në nëntë pike 33:24, kurse pjesa e pare u mbyll me rezultat 39:33.
Sigal Prishtina vazhduan edhe në çerekun e tretë, ku epërsia ishte deri në 16 pikë 51:35.
Trepça arriti ta ngushtojë epërsinë në 56:47.
Në çerekun e fundit u zhvillua lojë e barabartë, por prishtinasit e ruajtën mirë epërsinë duke fituar në fund me rezultatin 82:74.
Tek vendasit u dalluan Lejson Zeqiri, Meriton Ismaili dhe Wendell Mitchell shënuan nga 12 pikë, kurse Jetmir Zeqiri shtoi 16, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Amin Hot me 12 pikë e tetë asistime.
Sigal Prishtina blindoi vendin e pestë me 14 fitore e 13 humbje, kurse Trepça ka 18 fitore e nëntë humbje.
Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejt në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.