Fituesja absolute e çmimit Grand Prix, Sibora Resyli, nën udhëheqjen e Shqipe Morina Bajraktari, sonte do të mbajë një koncert recital, në kuadër të Mbrëmjes së Muzikës Klasike në Mitrovicë.
Edicioni i dytë i kësaj mbrëmje, vjen si një vazhdimësi e suksesshme në promovimin e muzikës klasike dhe zhvillimin e jetës kulturore në qytet.
Ky edicion realizohet në bashkëpunim me “Mitrovica Classical Competition”, duke lidhur drejtpërdrejt garën me skenën koncertale dhe synon të mbështesë talentet e reja, duke krijuar një traditë të qëndrueshme bashkëpunimi.
Koncerti do të mbahet, nga ora 19:00, në Qendrën e Kulturës, Mitrovicë. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.