Lajmet e fundit

Ylli i filmit “Shok”, Andi Bajgora, i cili të dielën ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve Oscar është kthyer në shkollë.
Ai bashkë me producentin, Eshref Durmishin si dhe kolegun e tij nga ky film, Lum Veselin, ishin të pranishëm në ndarjen e çmimeve Oscar, njofton Klan Kosova.
Ndonëse “Shok” nuk u shpall fitues si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtë, të gjithë shqiptarët u ndien krenar kur në mbrëmjen më të rëndësishme të artit në botë u dëgjuan gjuha shqipe.